Sport

Barca në aksion, bëhet gati për dy transferime të mëdha

By FerizajPress

July 08, 2018

Largimi i Andres Iniestas dhe Paulinhos, ka bërë që Barca të mendojë për zëvendësimet. Ditëve të fundit ka raportime për rritje të interesimit për yllin e Chelsea, Willian, i cili po ashtu po kërkohet edhe nga Manchester United, saktësisht nga Jose Mourinho. Emri tjetër që ka dalë në media, është ai i PSG-së, Adrian Rabiot. Chelsea kërkon 80 milionë euro për Willian, çmim përafërsisht i njëjtë është edhe ai i Rabiot./Lajmi.net/