Më në fund Ferizaj shënon gol. Ndeshja e sotme kundër Trepçës u mbyll me rezultat 2:2.
Me golat Shkumbin Salihut në minutën e 45-të dhe golin e Mirsad Idrizit në minutën e 90-të Ferizaj arriti që pas shumë humbjeve të nxjerr një barazim.
Golat për Trepçën i shënuan Hasan Hyseni në minutën e 40 dhe Florent Avdyli në minutën e 79-të.