Ferizaj

Banorët në rrugën “Remzi Hoxha” në hall më deponitë e egra (Foto)

By FerizajPress

September 13, 2016

Banorët  në rrugën “Remzi Hoxha” kanë ra në hall me deponitë e egra të cilat po krijohen nga banorët e banesave të cilët  përveç mbeturinave po hedhin edhe material ndërtimorë.

Kjo pjesë e cila gjendet prapa Qendrës së Mjekësisë Familjare  në rrugën “Rexhep Bislimi”  ka nxitur edhe reagimin e qytetarëve të cilët banojnë në këtë pjesë,e  të cilët po  fajësojnë banorët  e këtyre ndërtesave të cilët gjuajnë mbeturinat nga katet e larta.

Por kjo si duket ka arritur kulmin  kur tani aty po hedhet edhe mbetje te  materialeve ndërtimore nga ata të cilët po rinovojnë banesat.

“Çka është më e keqja,nga hedhja e këtyre materialeve   nga katet e larta ka pësuar edhe një qen i cili ka ditë që po qëndron aty dhe tani ka filluar ti vije edhe era q po krijon një ambient të padurueshëm” ka thënë një qytetar i kësaj rruge.

Këta  banorë kanë bërë apel te kompania “Pastërtia” që të marr masa  për largimin e kësaj deponie dhe qenit të ngordhur por edhe nga organet kompetente që të marrin masa ndaj qytetarëve të cilët për interesa personale dhe nga pakujdesi po  u ndotin ambientin  të gjithë banorëve  në këtë pjesë.