Banorët e Shtrubullovës kanë bërë të ditur për KosovaPress se rruga duan ta mbajë emrin e dëshmorit të fshatit Agron Mehmeti, ndërsa Komisioni komunal për emërtime, ka vendosur që kjo rrugë ta mbajë emrin e dëshmorit Sokol Elashani, që është i një fshati tjetër.
Ata nuk kanë asgjë kundër dëshmorit Sokol Elashani, por thonë se kanë dëshmorin e fshatit të tyre.
Protesta do të mbahet te rrethi i Drenasit, që është në udhëkryqin Drenas – Shtrubullovë.