Ferizaj. 10.01.2019. Banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” në Ferizaj kanë 24 orë që kanë problem më rrymë. Në këtë pjesë sipas deklaratave të banorëve ka 24 orë që është prishur një fazë dhe po kanë problem me ngrohje dhe me aparatura të amvisërisë.
Banorët thonë se kanë lajmëruar KEDS-in për këtë problem por ende askush nuk ka marrë asnjë veprim për evitimin e defektit.
“Jemi shumë banorë të cilët të vetmin burim të nxemjes kemi energjinë elektrike pasi në shumë banesa kolektive nuk ka mundësi për nxemje tjera alternative në mungesë të oxhakëve në këto ndërtesa. Por problem tjetër është se edhe aparatet e amvisërisë shumica janë tre fazore dhe që tani janë jashtë përdorimi. Kemi lajmëruar në zyrat e KEDS-sit por askush nuk ka ardhur ta evitoj defektin” thotë një banorë i kësaj rruge.