Lajme

Banorët e një lagjeje të Ferizajt, po kundërshtojnë një vendim të Komunës

By FerizajPress

August 20, 2017

Por banorët po e kundërshtojnë këtë vendim, duke kërkuar që të mos ndërrohet destinimi i zonës, e cila sipas Planit Rregullues Urban, është e destinuar për banim kolektiv, raporton KTV.

Ata madje kanë bërë edhe një peticion kundër vendimit komunal, peticion i cili nuk është marrë fare parasysh nga komuna.

Banorët kanë dërguar edhe ankesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku ky dikaster u ka dhënë të drejtë këtyre banorëve, duke konstatuar se Drejtoria e Urbanizmit ka bërë shkelje ligjore, pasi nuk u është përgjigjur me shkrim qytetarëve që kanë nënshkruar këtë peticion.

Por, drejtori i Urbanizmit në këtë Komunë thotë se pas vërejtjes së Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, u kanë kthyer përgjigje me shkrim këtyre banorëve, duke e refuzuar kërkesën e tyre.

Ai thotë që ka pranuar tri peticione, dy ishin pro ndërtimeve të larta, ndërsa një tjetër kundër.