Ferizaj

Banorët e fshatit Nerodime me vetiniciativë po bëjnë lirimin e hapësirave publike

By FerizajPress

May 22, 2017

Komuna e Ferizajt, po vazhdon punimet në rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Nerodime e Poshtme.

U bë e ditur se komuniteti i këtij fshati, po kontribuon mjaft shumë në rregullimin e këtyre rrugicave, me ç’rast këta të fundit me vet iniciativë kanë bërë edhe lirimin e hapësirave publike, duke bere edhe rrënimin e mureve dhe stallave të ndryshme të cilat kanë qenë pengesë për rregullimin e rrugëve.