Ferizaj

Banorët e fshatit  Bibaj me vetiniciativë shënjojnë vendkalimin për këmbësorë

By FerizajPress

September 17, 2016

Fëmijët e fshatit Bibaj të Ferizajt  gjatë tërë kohës kanë problem gjatë shkuarjes në shkollë për faktin se të gjithë duhet të kalojnë rrugën magjistrale pasi shkolla fillore gjendet në anën e Fshatit të Vjetër.

Edhe pse shpejtësi në vendbanime është e kufizuar  dhe shenjat e komunikacionit    që  njoftojnë se  afër është shkolla ekzistojnë shumë vozitës  nuk  i respektojnë ato.

Por edhe nxënësit nuk kishin  ndonjë vend të caktuar apo të shënjuar se ku mund të kalonin rrugën në anën tjetër.

Për këtë disa banorë të fshatit Bibaj kanë marrë një aksion  që të bëjnë vijat e bardha “zebrat”  që simbolizojnë vendkalimin për këmbësorë. Se sa do të respektohen këto vija pritet të shihet në të ardhmen por një  është pa se fëmijëve u ka pëlqyer kjo ide dhe kanë filluar që ta shfrytëzojnë këtë pjesë të dedikuar për ta.

Është kjo pjesë e rrugës  ku jo rrallë kanë pësuar nxënësit e shkollës e ku ka pasur edhe  raste me fatalitet.

Ndoshta  kjo do të duhej të shërbente  si një sinjal  edhe për Ministrinë e Infrastrukturës  që  të mendoi edhe këtu për një  nënkalim   pasi të gjithë fëmijët e fshatit Bibaj duhet të kalojnë këtë rrugë për të kaluar në anën tjetër ku gjendet objekti i shkollës fillore.

Kështu dukej  më parë