Ferizaj

Banorët ashkanli të lagjes Sallahane në Ferizaj dërgojnë ndihma në Shqipëri

By FerizajPress

November 28, 2019

Mbrëmë edhe banorët e Lagjes Sllahanë, kryesisht të komunitetit ashkanli kanë grumbulluar ndihma për të dëmtuarit në Shqipëri nga tërmeti.

Në orët e hershme të mëngjesit këto ndihma janë nisur  për në Durrës.  Këtë e ka bërë të ditur edhe zëvendësministri në detyrë, Qazim Rrahmani i cili i  ka udhëtuar së bashku me kontigjentin e ndihmave.