Lajme

Banorët ankohen për rrugën në të cilën nuk u investua ‘që nga viti 1989’

By FerizajPress

August 20, 2018

Disa banorë kanë dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi të shumta që tregojnë për gjendjen e rëndë të kësaj rruge, e cila, sipas tyre është e gjatë rreth 3,5 kilometra.

Fotografitë e dërguara nga qytetarët tregojnë rrugën me gropa të shumta e të mëdha në mes, të plasaritur, të copëtuar e me gunga.

Banorët thonë se janë ankuar në Komunën e Ferizajt disa herë, porse nuk është ndërmarrë asgjë.

Sipas banorëve, Komuna thotë se kjo rrugë, e cila lidhet me magjistralen Ferizaj-Prishtinë, është nën përgjegjësinë e nivelit qendror.

Po ashtu, ata kujtojnë një premtim të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili kishte thënë se rruga do të ndërtohet shumë shpejt. Këto janë fotografitë e dërguara  në KALLXO.com nga qytetarët.