Lajme

Banorët akuzojnë Shpend Ahmetin për djegien e 11 veturave: Po bombardon qytetarët e Prishtinës

By FerizajPress

February 21, 2017

Ai ka bërë të ditur se banorët  nuk janë pranuar në zyrë nga asnjë zyrtarë komunal dhe as nga Ahmeti për t’i shprehur brengat dhe shqetësimet për këtë lagje, transmeton lajmi.net.

“Sot qytetarët e lagjës së Dardanisë ishin të tronditur , më të tronditur dhe më të shqetësuar ishin se asnjë zyrtarë i komunës po as vetë kryetari Shpend Ahmeti nuk i pranoj në zyre për t’i shprehur brengat dhe shqetësimet e tyre rreth kësaj lagje,qytetarët shprehen indinjat të thellë ndaj mënyres dhe sjelljes arrogante të Shpend Ahmetit. U dogjen 11 vetura në qender të qytetit, kto dëme u shkaktuan nga vet Komuna , për shkak të moskujdesjes , sepse Bashkësia Lokale e Dardanis ka kërkuar disa herë të vihen pengesat dhe shenjat paralajmëruese të rrezikut, si dhe të rregullohet infrastruktura.Këto kërkesa që buronin nga vetë qytetarët hasën në arrogancë dhe injorancë”, ka shkruar Kamberaj në facebook.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dardanisë, gjithashtu ka njoftuar se kryetari Ahmeti është paditur në gjyq, dhe do të përballet me kallëzim penal nga qytetarët për rrezikim të jetës si rezultat i vonesave në punimet për ndërtimin e platos së ‘Kurrizit’, raporton lajmi.net

Kjo padi dhe ky kallëzim sipas Kamberajt kanë ardhur pasi shumë banorë të kësaj lagjeje kanë pësuar dëmtime dhe thyerje të gjymtyrëve si pasojë e punimeve që kanë nisur qysh nga data 15.09.2016.

“KALLËZIM PENAL PËR SHPEND AHMETIN, DHE PADI NE GJYKATËN THEMELORE TE PRISHTINES. Kallëzimi penal ka te bëjë me pllaton e kurrizit. Kjo padi gjyqësore dhe ky kallëzim penal bëhet pasi që kemi pasur një numër të madh të qytetarëve të lënduar, thyerje të gjymtyrëve. Rrezikimi i shëndetit të qytetarëve nga pluhuri, ndotja e ajrit dhe e ambientit nëpër banesa , ku dhe ka pasur të sëmurë nga asma dhe sëmundjet tjera tek fëmijet dhe pleqtë ku dhe kanë raporte mjekësore tepër shqetësuese për jetë”, ka shtuar Safet Kamberaj në facebook.

Disa nga arsyet për këtë padi janë: dëmtim në shëndet, dëmtim në pronë, kufizim i lëvizjes së lirë, punime të cilësisë së dobët, rrezik i jetës për qytetarët etj.

Lexo postimin e plotë të Safet Kamberajt:

Bombardimet e natos gjatë vitit 1999 , i ngjasojnë kësaj foto të ditës së sotme.

Shpend Ahmetin është duke i bombarduar qytetarët e Prishtinës,

Ç’ka po ngjan në lagjën e Dardanisë?

-Sot qytetarët e lagjës së Dardanisë ishin të tronditur , më të tronditur dhe më të shqetësuar ishin se asnjë zyrtarë i komunës po as vetë kryetari Shpend Ahmeti nuk i pranoj në zyre për t’i shprehur brengat dhe shqetësimet e tyre rreth kësaj lagje,qytetarët shprehen indinjat të thellë ndaj mënyres dhe sjelljes arrogante të Shpend Ahmetit.

U dogjen 11 vetura në qender të qytetit, kto dëme u shkaktuan nga vet Komuna , për shkak të moskujdesjes , sepse Bashkësia Lokale e Dardanis ka kërkuar disa herë të vihen pengesat dhe shenjat paralajmëruese të rrezikut, si dhe të rregullohet infrastruktura.Këto kërkesa që buronin nga vetë qytetarët hasën në arrogancë dhe injorancë

KALLËZIM PENAL PËR SHPEND AHMETIN, DHE PADI NE GJYKATËN THEMELORE TE PRISHTINES

Kallëzimi penal ka te bëjë me pllaton e kurrizit.

Nga sot, Shpend Ahmeti ka padi gjyqësore të ngritur ne Gjykatën Komunale të Prishtinës, pastaj ka edhe kallëzim penal për rrezikimin e jetave të qytetarëve, iniciativë e qytetarëve të firmosura me nënshkrime personale nga vetë qytetarët e që e kanë inicuar në gjykatë.

Pllatoja e kurrizit me 15.09.2015 ka filluar restaurimin e këtijë projekti.

Ky projekt është në mesin zhvillimeve të punës.

Kjo padi gjyqësore dhe ky kallëzim penal bëhet pasi që kemi pasur një numër të madh të qytetarëve të lënduar, thyerje të gjymtyrëve,

Rrezikimi i shëndetit të qytetarëve nga pluhuri, ndotja e ajrit dhe e ambientit nëpër banesa , ku dhe ka pasur të sëmurë nga asma dhe sëmundjet tjera tek fëmijet dhe pleqtë ku dhe kanë raporte mjekësore tepër shqetësuese për jetë.

Ky projekt është dashur të përfundoj brenda 180 ditësh .

-Demtim në shendet

-Demtim dhe humbje të madhe në biznese

-Demtim në pronë

-Kufizim në zhvillimin e jetës normale

-Kufizim i levizjes së lirë

– Rrezik jete gjate punimeve ne pllato.

-Punime të cilësisë shumë të dobët

-Punimet që janë duke u kryer ende pa u përfundu , krejtsisht janë të demtuara nga cilësia, plasaritje,ngritje e pllakave , mbjellje e drunjëve mbi plato vetëm 15 cm dhe anashkalime dhe ndryshime te projektit , cungim në izolim dhe hidroizolim si dhe formave tjera që nuk janë planifikuar në projekt.

Ky projekt për. qytetarët e lagjës Dardania është projekt i dështuar. /Lajmi.net/