Nga banjot publike në Gjilan mund të dalë ndonjë sëmundje epidemike. Ato janë kaq të papastërta, saqë vështirë se dikush mund të futet dhe t`i shfrytëzojë ato. Një lexues ka dërguar në “Indeksonline” fotografi ku shihen këto banjo në gjendje të tmerrshme. Këto banjo gjenden në tregun e gjelbër, në Gjilanin e udhëhequr nga Lutfi Haziri i LDK-së./Indeksonline/