Bangladeshi është shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
Kosova, më 17 shkurt, ka shënuar përvjetorin e nëntë të pavarësisë.