Banda Frymore e shkollës së Arteve “Çesk Zadeja” nga Ferizaj sot ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtarë të Bandave Frymore që po mbahet në Shkodër.
Kjo bandë frymore e kësaj shkollë vetëm pas një viti nga formimi i sajë sot ka performuar krahas bandave frymore profesionale shtetërore në Festivalin e Shkodrës.
Kjo bandë ka arritu që brenda një viti të mbulojë mungesën e një grupe të tillë jo vetëm në Ferizaj, ku në mungesë të kësaj shpesh në Ferizaj kanë marrë pjesë nëpër manifestime të ndryshme ekipe nga Shqipëria.
Me këtë rast edhe Drejtori i shkollës “Çesk Zadeja”, Bardhyl Abazi është shprehur shumë i këmnaqur me këtë paraqitje.
“Ishte një rast shumë i mirë dhe një paraqitje e denjë e Bandës Frymore të shkollës sonë në një Festival ku po marrin pjesë Banda Frymore shtetërore profesionale. Kjo Band Frymore e cila ka vetëm një vit nga formimi i sajë, duke falënderuar angazhimit të mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollës së arteve “Çesk Zadeja” ka bërë që sot të performojnë krahas Bandave Frymore me përvojë shumëvjeçare. Kjo është bërë falë edhe një angazhim dhe punë e pandalshme e dirigjentit të Bandës, profesorit Blerim Emëllahu” ka thënë Bardhyl Abazi, drejtor i shkollës.
Edhe nga kjo paraqitje e pëlqyer nga të pranishmit vërehet se kësaj Bande Frymore i nevojitet një përkrahje institucionale, i mungojnë uniformat por edhe mjete muzikore të perkusioneve, pasi bazuar në punën që po bëjnë pritet që kjo të jetë edhe një pasqyrë e kulturës së Ferizajt, .