Ferizaj

Balton Dërguti mban premtimin, dorëzon ulësen

By FerizajPress

November 09, 2021

Balton Dërguti si bartës i Listës së Iniciativës Qytetare “Ne Mundemi” në Ferizaj, ka liruar pozitën e asamblistit për kandidatin më të votuar të kësaj liste, Habib Krosa.

Dërguti thotë për Klan Kosova se këtë premtim e kishte dhënë para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit dhe që tash po e dëshmon se fjala e dhënë duhet mbajtur.

Si ish-koordinator i Listës GUXO për Ferizaj, ai shton se nuk ka luftuar asnjëherë për pozitë por vetëm për parime.

Edhe Habib Krosa që përfitoi ulësen e këshilltarit komunal, është i lumtur nga ky vendim dhe sipas tij një shembull të tillë duhet ndjekur të gjitha subjektet politike.