Lajme

“Bakteria problematike e QKUK-së” (Video)

By FerizajPress

January 27, 2017

Kjo për shkak të pranisë së një bakterie tek një pacient dhe kjo gjë ka bërë që edhe tre dhoma në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK të mbyllen.

E brenda saj është edhe pacienti i mitur me babanë e tij, i cili për prezencën e bakteries në trupin tij e mësoi vetëm pas një lëndimi në këmbë, njofton Klan Kosova.

Sipas prindit, ai u lëndua deri sa shkoi për të marr ujë për pije, ndërsa tregon edhe dyshimet e tij se si ka mundur të infektohet fëmija i tij.

Për të mësuar nëse bakteria është përhapur në këtë repart, analizat u dërguan në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Izet Sadiku, specialist i sëmundjeve ngjitëse në klinikën infektive në QKUK dhe zëvendës ministër i shëndetësisë, thotë se rezultatet e para për prezence të saj në repart dolën negative.

Ndërsa, sipas punëtorëve mjekësor të këtij reparti, janë në pritje të rezultateve edhe për dy analiza të tjera në lidhje me këtë problem.