Ferizaj

Bajrush Xhemajli emërohet Nënkryetar Organizativ i PDK’së

By FerizajPress

March 25, 2017

Bajrush Xhemajli është bërë Zëvendës i Kadri Veselit në PDK. Ai ka marrë pozitën e Nënkryetarit Orgnizativ.

Këtë e ka bërë të ditur PDK nëpërmjet një komunikate për media, në të cilën kanë treguar se kjo parti do të angazhohet për angazhimin e grave prej 40 për qindësh në institucionet e Kosovës.

“Bajrush Xhemajli, nënkryetar organizativ i PDK-së, falenderoi të gjitha strukturat nëpër degët e PDK-së, ndërsa Justina Shiroka Pula, kryetare e Gruas Demokratike,  pohoi se lidershipi i PDK-së, bashkë me kryetarët e Degëve, të angazhohet që të zbatohet vendimi i kryetarit dhe strukturave drejtuese të partisë, për rritjen e përqindjes së gruas në kuotën 40 përqind”, thuhet në njoftimin e PDK’së.