Lajme

Bajrami thirrje opozitës: Të bëhemi bashkë kundër Demarkacionit, nesër mund të jetë vonë

By FerizajPress

August 15, 2016

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se mbrojtësve të Demarkacionit po fillojnë t’iu dalin në shesh përfitimet për shërbimet që u kanë bërë qeverisë.

Bajrami përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të bashkohen kundër Demarkacionit. Postimi i plotë:

Mbrojtësve të Demarkacionit po fillojnë t’iu dalin në shesh përfitimet për shërbimet që u kanë bërë qeverisë.

Njëri ndër ta na qenka ky zotëria i cili ditë më parë nëpër emisione fliste me aq vendosmëri se Komisioni Qeveritar e ka kryer punën ashtu siç duhet dhe se i gjithë procesi i demarkimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi ka shkuar në rregull dhe se Kosova nuk humb territor.

E si mos me fol ky ashtu pasi që 500 mijë euro vetëm se i paska marr nga Qeveria e Isa Mustës.

Por shtrohet pyetja, anëtarëve tjerë të komisionit duke filluar nga kryetari i komisionit Murat Meha sa iu ka shkuar atyre çmimi për kryerjen e punës “mirë”?

Ashtu siç kemi deklaruar qe një vit rresht me të gjitha ato fakte nga ekspertët, vendi jonë falë këtyre njerëzve të korruptuar, të shitur e që për përfitime të tyre personale Kosovës do ti merren mbi 8200 hektar.

Prandaj, deputet të nderuar të pozitës, të bëhemi bashkë dhe ta ndalim këtë version të demarkacionit.

Nesër mund të jetë vonë!