Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami sqaroi disa nga arsyet të cilat sipas saj i kanë larguar investitorët e huaj.
Në emisionin ‘Click’ në RTV21, ministrja përmendi gazin lotsjellës, protestat në rrugë e shumë të tjera.
Gazi lotsjellës, protestat në rrugë, djegia e veturave në oborrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thyerja e xhamave e sulmimi i policisë, tha se kanë qenë disa nga sinjalet që janë dërguar tek investitorët e huaj.
Ministrja Bajrami tha se për muaj me radhë ka qenë mision i pamundur që tu garantonte investitorëve të huaj sigurim të investimeve.