Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë Hykmete Bajrami dhe Gazmend Abrashi nga AAK-ja, janë përplasur disa herë në debatin e sotëm në Rubikon, i cili po vazhdon ende, shkruan GazetaBlic.
Abrashi ka insistuar disa herë se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndikon negativisht për Kosovën, përderisa Barjami e ka mbrojtur të kundërtën.
Abrashi tha se do të ketë rritje të çmimeve të produkteve, ndërsa Bajrami e mohoi kategoriskisht një gjë të tillë.
“Kompanitë të cilat i prezantoj e kanë paralajmëruar rritjen e çmimit”, ka deklaruar Abrashi.
“Unë siguroj që nuk do të ketë rritje të çmimit”, ka thënë Bajrami duke reaguar menjëherë ndaj Abrashit.
Në këtë debat është përfshirë edhe Bernar Nikaj. /GazetaBlic/