Lajme

Bajqinovci: Shumë shefa të policië, familjarët i kanë punësuar aty ku paguhen mirë

By FerizajPress

April 15, 2016

Gazetari Mefail Bajqinovci ka publikuar një shënim ndonëse të shkurtër, mjaft domethënës.

Ai ka thënë se persona kryesorë brenda policisë, i kanë të punësuar familjarët dhe gratë e tyre në institucione që paguhen mjaft mirë, raporton GazetaBlic.

“Shumë shefa të policisë bashkëshortet dhe familjarët e tyre i kanë punësuar në PTK,Aeroport ose në institucione ku paguhen mjaftë mire”, ka shkruar Bajqinovci në profilin e tij, në facebook. /GazetaBlic/