Ferizaj

Bac edhe gjenerata e dytë në mërgim po ta zbardhin fytyrën

By FerizajPress

June 03, 2018

Shkruan; Hava Kurti- Krasniqi

Se shqiptarët e kanë në zemër të ndihmojnë njëri-tjetrin në derte e në halle këtë po e dëshmojnë edhe sot e kësaj dite në këtë kohë nëpër rrjetet e ndryshme sociale.

Në “Facebook” sidomos janë shumë aktuale grupet me qëllime të ndryshme që në sfond kanë humanitetin moral.

Kjo faqe është krijuar nga i riu shqiptar Arlind Zmajlaj në Zvicër, dhe njëherësh mbështetet shumë nga anëtari tjetër Lirim Imeri, ka për qëllim të ndihmojë shqiptarët të gjejnë punë.

Disa prej tyre tregojnë përvojat e tyre në aspektin shëndetësor, disa japin udhëzime të natyrës së arsimimit, disa japin këshilla rreth edukatës së ushqimit, etj.

Njëra ndër faqet e tilla e cila gjendet në “Facebook” me emrin: “Arbeitswelt Albaner helfen sich gegenseitig in der Schweiz”.

Kjo faqe është krijuar nga i riu shqiptar Arlind Zmajlaj në Zvicër, dhe njëherësh mbështetet shumë nga anëtari tjetër Lirim Imeri, ka për qëllim të ndihmojë shqiptarët të gjejnë punë.

Në këtë faqe anëtarët e shumtë të saj postojnë konkurse pune. Disa prej tyre kërkojnë punë, e disa prej tyre kërkojnë punëtorë.

Shumica janë shqiptarë. Ata përveç se ndihmojnë dhe udhëzojnë njëri-tjetrin ata në këtë mënyrë edhe reflektojnë miqësisht nëpërmjet besimit e shpresës.

Duke lexuar në këtë projekt më ra në sy emri i njërit ndër anëtarët më të rregullt të faqes, moderatori Lirim Imeri.

Lirim Imeri

E kërkova faqen e tij personale në “Facebook” dhe iu drejtova shqip me disa pyetje, ai mu përgjigj me respekt dhe me një shqipe shumë të mirë edhe pse i rritur në Zvicër. “Mua më pëlqen shumë  kjo ide e kësaj faqe, sepse në Zvicër  jemi shumë shqiptarë, dhe shqiptarët në Zvicër kanë shpesh vështirësi në gjetjen e punës. E kur mundemi, atëherë përse të mos e ndihmojmë edhe ne shqiptarët njëri-tjetrit. Këtë vlerë ne edhe e kemi trashëguar nga të parët tanë, por edhe vendi ku jetojmë, pra Zvicra është një shtet mjaft human”, u shpreh ai.

Lirimi e ka shumë për zemër të vlerën e mbështetjes ndaj njëri-tjetrit. “Nëpër portale edhe gazeta thuhet se ka 250 000 shqiptar në Zvicër, por ne mendojmë se ndoshta deri 500 000 mund të jenë, disa prej tyre nuk kanë njohuri të mjaftueshme gjuhësore e pse të mos e ndihmojmë njëri-tjetrin. Shkaku që jemi në kurbet është i të gjithëve i njëjtë, kushtet e vështira në vendlindje janë ato që na kanë detyruar që të shpërngulemi, prandaj ne duhet që sa më shumë të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse puna është vlerë, është besim, puna është ngritje në integrim. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin që të ngrisim shoqërinë tonë shqiptare, e të largojmë imazhin e keq që po bie në sy nëpër portale”.

ARLIND ZMAJLAJ

Diaspora sidomos bashkohet nëpër ide e projekte shoqërore, ata i bashkojnë mendimet e njëjta, edhe në përmes Lirimit e njoftojmë Arlindin. “Ideja erdhi duke e vërejtur se shumë te rinj që jetojnë në Zvicër kur po i sjellin me bashkim familjar bashkëshortët e tyre nga trojet tona shqiptare e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë për partnerin e tyre. Mendova se do të ishte mirë nëse si shqiptarë organizohemi dhe i ndihmojmë njëri-tjetrin, kështu që unë e gjeta këtë ide te mirë që sadopak të ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë drejtim”, thotë ai.

Se cilat janë hapat e ardhshëm në këtë faqe Arlind Zmajlaj ekskluzivisht për albinfo.ch shprehet. “Ne grupi kemi filluar me i kontrolluar se kush po bashkëngjitet grupit sepse ka shume fake profile, prandaj i kontrollojmë postimet në grup që mos të jenë të llojeve ofenduese”.

Grupi çdo ditë po i shtohen anëtarë dhe anëtare të reja të  moshave të ndryshme, dhe ne mundohemi ta menaxhojmë sa më mirë. Ndërsa Lirimi e ka edhe një ide, ideja e tij është që  për personat të cilët kanë nevojë për më shumë njohuri arsimuese si dhe profesionalistet, për ta me e krijuar në Facebook uebfaqen www.PLUSJOB.ch.

“Në atë uebfaqe do të kemi informime për konkurse pune që mund t’i publikojnë firmat, publikimet i bëjnë firmat pa pagesë. Për personat që kërkojnë punë do të ketë edhe CV si monstër, si shembuj, etj, dhe të gjitha këto shërbime do të jenë po ashtu falas. Edhe si hap tjetër, ne menduam të hapnim një faqe ku shqiptarët njohin njëri-tjetrin për detyra të punës, ngase ne kemi në Zvicër kompani shumë të mira shqiptare, por shumë prej tyre mungojnë në kontakte”.