Ferizaj

Babai i Senadit-Demokracisë Studentore: Mos e përdorni rastin tim për qëllime vetjake

By FerizajPress

May 26, 2017

Pas publikimit të disa fletushkave në muret e komunës në lidhje me apelin për ndihme për Senad Beqrin ka reaguar prini i Senadit , Beqir Bislimi i cili ka bërë apel që rasti i tij të mos përdoret për qëllime vetjake dhe interesa personale.

“Nuk është mirë të përdorni rastin tim për qëllimet tuaja vetjake” ka thënë Beqir Bislimi, babai i Senadit. Gjithashtu Beqiri ka mohuar të ketë thënë se është harruar nga Komuna. Beqiri këtë reagim e ka bërë me të marrë vesh se një organizatë studentore ka shpërnda fletushka në muret e Komunës për rastin e djalit të tij.