Lajme

Babai dyshohet se e vrau vajzën 9 vjeçare në Gjakovë

By FerizajPress

August 08, 2018

Sipas këtyre burimeve, i dyshuari P.N. është nga fshati Bitesh dhe në shtëpinë e miqve të tij në Brekoc e ka qëlluar për vdekje gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçare.

Sipas këtyre burimeve, çifti ishte në proces të shkurorëzimit.

Lajmi është konfirmuar nga Kristë Gjokaj, komandant i Stacionit të Policisë së Gjakovës.

Gjokaj ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen është arrestuar për momentin nga Policia ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

Ai ka konfirmuar se i dyshuari është shtetas i Kosovës ndërsa gruaja ka shtetësi të Shqipërisë.