AVONET përmes një komunikate për medie ka ngritur shqetësimin për rastin e një paciente nga Ferizaj, të cilës sipas Rrjetit të OJQ-ve AVONET, nuk i është dhënë trajtim adekuat në QKUK pasi ajo paraprakisht nuk ishte kontrolluar në ambulancën private të mjekut që duhej ta pranonte në QKUK.
Komunikatën e plotë të AVONET mund ta lexoni në vazhdim
Mjeku nuk pranon pacienten në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK për trajtim, pasi që nuk ishte kontrolluar tek ordinance e vet private
Rrjeti i OJQ-ve AVONET është thellësisht i shqetësuar me mos trajtim të duhur dhe keqtrajtim të pacientëve dhe në mungesë të papërgjegjësisë së mjekëve në klinikat publike.
AVONET gjatë monitorimi dhe hulumtimi të cilin është duke bërë në fushën e shëndetësis, ka arrit që tē identifikoj një rast kur një qytetare, pas gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën gjendej ka marë një udhëzim shëndetësor për trajtim në Kliniken e Kirurgjisë Abdominale QKUK në Prishtinë, por nuk ka arritur të marrë tretmanin i cili i duhej .
Gjatë konsultave të cilat i kishin familjarët e pacientes me mjekun Skender Shabani, ai ishte justifikuar me arsyen se nuk mund ta pranoj pacientin për trajtim pasi që nuk ka vende të lira në klinik. Por pas insistimeve të shumta që kishin familjarët e pacientit tek mjeku kujdestar ai ishte shprehur publikisht duke thënë “Shkoni tek mjeku që keni bërë kontrollat mjekësore”e më pas ka larguar familjarët e pacientes nga zyra e vet, si dhe pas tetë orë pritje, nuk ka arritur të ketë një trajtim pasi që ky mjek kujdestarë nuk ka pranuar pacientin me arsyen që ajo nuk është kontrolluar në ordinancën e tij private.
Familjarët më vonë kishin vendosur që të kontaktojnë edhe udhëheqësin e klinikës z.Rifat Bajrami si dhe kryeinfermieren në këtë klinik , dhe pasi këta të fundit kanë parë gjendjen shëndetësore të kësaj paciente kishin vendosur që pacenten ta ndalin në klinikë, pasi kishte edhe tre shtretër të lirë, gjë e cila hodhi poshtë justifikimet e këtij mjeku kinse nuk kishte shtretër të lirë.
Por pasi mjeku Skender Shabani, kishte kuptuar që kjo paciente është vendosur në klinik ai kishte bërë çmos që të ndikoj tek disa nga stafi teknik medicinal që të mos e trajtojnë në kujdesin e duhur pacienten.
Mirëpo pas pesë ditëve qëndrim në këtë klinikë familjarët detyrohen ta bëjnë largimin pas vazhdimit të gjendjes së rëndë të pacientes dhe trajtimit të keq nga stafi mjekësor dhe ta dërgojn për trajtim në klinikën private “Sistina” në Maqedoni, pasi gjatë gjithë këtyre ditëve sa kishte qëndruar ata janë ballafaquar me shumë probleme me këtë staf të papërgjegjshëm dhe të ndikuar, duke mos respektuar kërkesat e tyre për trajtimin i cili i duhej pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore.
AVONET shpreh shqetësim të thellë, për këtë rast dhe gjendjen në të cilën po ndodhet në përgjithësi shëndetësia në Kosovë, dhe problemet e tilla me të cilat po ballafaqohen qytetarët pasi që raste të tilla tilla nuk janë të pakta dhe dita ditës pos shtohen .
AVONET kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe QKUK-ja, që ta marrin masa ndaj mjekut Skender Shabani si dhe të stafit teknik medicinal të kësaj klinike, e po ashtu kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria të hetoj këtë rast si dhe të merren masat ndëshkuese ndaj këtij mjeku të papërgjegjshëm.