Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot takoj ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe sfatin e tij. Kenan Gashi, drejtori ekzekutiv i AVONET-it falënderon ministrin Hasani për bashkëpunimin dhe për marrjen parasysh të kërkesave të adresuara dhe shqyrtimin e tyre. Gashi theksoj se kjo ministri ka treguar progres të madh duke dhënë mundësi prodhuesve vendor, e duke ju krijuar edhe infrastrukturë ligjore, e administrative bizneseve vendore. AVONET ka monitoruar departamentet e kësaj ministrie dhe agjencive, me të cilët me ardhjen në krye të ministri Hasani, ka ndryshuar edhe komunikimi dhe është krijuar një ambient më i favorshëm si për OJQ ashtu edhe për pronarët e bizneseve. Ministri Hasani theksoi se pas ardhjes së tij në krye të këtij institucioni, janë krijuar kushte më të favorshme dhe është vënë si prioritet në ministri krijimi e kushteve për prodhuesit vendorë,marrja e masave mbrojtëse, veçanërisht për miell dhe materiale ndërtimore (blloka).
Hasani, kërkoj që për çdo shqetësim që mund të kenë si nga shoqëria civile, bizneset, e po ashtu edhe nga qytetarët të drejtohen në këtë Ministri ku do të shqyrtohen të gjitha çështjet. U bë e ditur se Ministria ka vënë edhe disa numra kontaktues ku gjatë 24 orëve mund të adresohet çdo shqetësim apo problem që hasin qytetarët në fushat që janë kompetencë e kësaj Ministrie.