Ferizaj

AVONET: Kuvendi i tretë zgjedhor i OVL-UCK, dega në Ferizaj, shembull dhe model i mirë

By FerizajPress

June 05, 2016

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, si organizatë monitoruese dhe hulumtuese, me rastin e procesit zgjedhor të Kuvendit të tretë e OVL UÇK, dega në Ferizaj, përgjatë monitorimit të këtij procesi zgjedhor e vlerëson si një proces të drejtë e të pavarur nga ndikimet politike, e vlerësojmë këtë proces si shembull për çdo organizatë tjetër duke mos të përjashtuar madje edhe proceset zgjedhore të partive politike.

Një praktikë të tillë duhet të ndjeket dhe shërben si model. Ky proces ishte një proces me parime të larta të bazuara në vlera të demokracisë dhe në të drejtën për të zgjedh dhe për tu zgjedhur.

Secili veteran ishte i barabartë në drejtën e tij statutore, thuhet në një komunikatë për medie lëshuar nga rrjeti i OJQ-ve AVONET.