Ferizaj

AVONET i ndanë mirënjohje Labinot Tahirit

By FerizajPress

September 16, 2016

Avonet perveq që po bën përcjelljen e aktiviteteve te institucioneve qeveritare së fundmi ka marrë obligim për të përcjell edhe punën e individëve. Për këtë edhe ka ndarë mirënjohje për altivitetet e tyre.

Sot Avonet për aktivitetin humanitar i ka ndarë mirënjohje edhe Labinot Tahirit për aktivitetin e tij humanitar.

“Akti i grumbullimit të 200 mijë eurove brenda 48 orëve mund të ndodh vetëm nga personat me ndikim. Për këtë Avonet ka vendosur që në shenje mirënjohje tu ndajë një mirënjohje si shenjë falenderimi për punën e juaj të sukses’shme humanitare. Ju keni bërë realitet atë që për familjet ka qenë endërr.” është shprehur Kenan Gashi gjatë hapjes së këtij takimi.

Labi ka falenderuar Avonet për këtë morënjohje duke treguar që kjo mirënjohje nuk i takon vetëm atij por të gjithë qytetarëve që ndihmuan për këto raste.

“Më dhanë mirënjohje për një veprim të cilin e quaj të shenjtë. Kjo mirënjohje dhe të tjerat i takojnë qyetit tim dhe familjes sime. Këtu u linda dhe këtu u rrita. Une nuk isha i vetmi humanist pasi këtë e kanë bere shqiptaret me gjenerata. Unë vetëm jam bërë iniciator që këto aksione të përfundohen. Rasti i fundit më ka shtyrë të marrë përsiper por jane vet shqiptaret që masovisht u pergjigjën këtij aksioni.” është shprehur Labi.

Si duket edhe rasti fundit ky mblodhi 250 mijë euro e ka shtyrë Labinot Tahirin që të mendojë edhe për formimin e një fondacioni.

“Nëse formohet fondacioni në emrin tim do ta quaja Dora e Shqiptarit.” tha Labi.

“Jam rritur në një vend që ka merita edhe pse Ferizaj nuk ka pasur ndonjë ndikim ne vendime dhe zhvillime kombëtare por kanë pasur një rol të rëndësishëm. Fondacioni është menduar që edhe kjo lloj i ndihmave të institucionalizohet dhe të ketë një adresë ku mund të orientohen njerezit per ndihma por edhe mundësi që njerëzit vullnet mirë të kenë një adresë ku mund të shprehin humanitetin e tyre. Besoj që ky do të jetë një fondacion që do të jetë në shërbim të popullit dhe të jetë sa më transparent.” u shpreh Labi.