Ferizaj

AVONET i ndan mirënjohje komunës së Hanit të Elezit

By FerizajPress

December 20, 2016

AVONET-i, Mirënjohje komunës së Hanit të Elezit, në fushën e prokurimit publik Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim rasti Kenan Gashin Drejtor Ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET në Ferizaj.

Në takim Kryetari Suma e njoftoi z.Gashin lidhur me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit gjatë vitit 2016 si dhe planifikimet për vitin 2017.

Ai me këtë rast e vlerësoi se vitin 2016 po e mbyllim me suksese bazuar në realizimin e objektivave të planifikuara. Ndërsa duke e uruar për të gjitha këto të arritura në komunën e Hanit të Elezit, Kenan Gashi Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve AVONET në Ferizaj tha se kjo ka mundë të arrihet vetëm duke menaxhuar ndershëm me paranë publike dhe transparencë në fushën e prokurimit publik .

Ai me këtë rast shprehu mirënjohje për fushën e prokurimit pasi që sipas Auditimeve dhe raporteve të auditimeve nuk ka pasur shkelje të evidentuara.

Shpenzimi transparent dhe ruajtja e parasë publike dhe qeverisja e mirë e pushtetit lokal ka bërë që Komuna e Hanit të Elezit të jenë ndër komunat më të mira në udhëheqjen e procedurave të prokurimit publik dhe shpenzimin e parasë publike tha Kenan Gashin Drejtor Ekzekutiv Rrjetit të OJQ-ve AVONET në Ferizaj.