Ferizaj

AVONET: Bechtel & Enka, kompani e papërgjegjshme

By FerizajPress

January 31, 2017

Bechtel & Enka, kompani e papërgjegjshme, ku rrugët i bënë të pa kalueshme nga ekskavatorët që hedhin baltë në rrugë

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, është thellësisht i shqetësuar me gjendjen e rrugëve që po i bën të pa kalueshme nga balta e hedhur nga ekskavatorët e kompanisë ” Bechtel & Enka” në autostradën “Arbër Xhaferi” e cila po e ndërton kompania në fjalë.

Kujtojmë që Bechtel & Enka, është kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e kësaj autostrade e cila nuk po tregohet e përgjegjshme ndaj punimeve që ajo po kryn, po ashtu si pasojë e neglizhencës së tyre ndaj masave që duhet të ndërmerren kur automjetet e tyre të punës dalin në rrugët magjistrale nga mos pastrimi i gomave të cilat përbaltën nga puna që kryejnë po baltos rrugët të cilat edhe ashtu nuk janë edhe aq të pastruara nga bora e cila ra në këtë muaj po rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Këtë problematikë në fjalë e kemi hasur e në rrugën Gërlicë – Viti, fshati Gërlicë i Komunës së Ferizajt, është në afërsi të punimeve që po kryn kjo kompani.

Ju bëjmë me dije se, sipas ligjit të komunikacionit, një veprim i tillë është i sanksionueshëm

AVONET, shpreh shqetësimin për mos përgjegjësin e kompanisë në fjalë për këtë, andaj ne kërkojmë nga organet përgjegjëse të marri hapat ndaj këtij rasti dhe të respektohet ligji në përpikmëri.

Zyrtari i ynë ka njoftuar organet kompetente për këtë situatë, andaj shpresojmë që të merren masat adekuate! Me respekt,

Kenan Gashi, Drejtor Ekzekutiv i AVONET-it