Ferizaj

Avokati i popullit hap hetimet pas deklaratës së AVONET-it

By FerizajPress

October 27, 2016

AVONET përmes një komunikatë për media ka bërë të ditur se pas reagimit të kësaj organizate në lidhje me futjen e produkteve medicinale   në mënyrë të paautorizuar nga Serbia ka reaguar edhe Avokati i Popullit.

Ditë më parë pas deklaratës tonë të cilën kishim për media,  rreth importimit në mënyrë të paautorizuar të produkteve medicinale nga Serbia, së fundmi ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të popullit.

Së fundmi AVONET, në adresën e vet  ka pranuar një e-mail nga, Institucioni i Avokatit të popullit.

Në përmbajtjen e këtij  e-maili drejtuar AVONET-it, thuhet se me pajtim me nenin 16.4 të ligjit Nr.05/L-019 për, Avokatin e Popullit, ky institucion  ka hapur hetime me vetiniciativë, duke u bazuar në deklaratën tonë të publikuar në media me datë 12 tetor 2016 me titull “Shëndeti i qytetarëve tashmë po rrezikohet edhe nga produktet medicinale të Serbisë”.

AVONET falënderojmë këtë institucion për reagimin e saj si dhe hapjen e këtij hetimi i cili besojmë dhe shpresojmë se nuk do të has në “vesh të shurdhër”.

Edhe njëherë ne shpresojmë që drejtësia të reagoj sa më shpejt dhe ta kryej punën e saj në parandalimin e importimit të këtyre produkteve me rrezik për shëndetin e popullit, thuhet në komunikatën e AVONET.