Lajme

Avokati i Haradinajt i përgjigjet Daçiqit: Po flet me mentalitetit të Millosheviqit

By FerizajPress

February 12, 2017

Këtë deklaratë të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq e ka komentuar avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci.

Koci në një status në Facebook ka thënë se Evropa e ka kaluar testin, kur ka vendosur ta bombardoj pushtetin gjenocidal të Miloseviqit.

 Ky është reagimi i plotë i Kocit:

“Ne jemi duke pritur për ekstradimin e Haradinajt. Kjo është edhe një test i ri për Evropën dhe për sistemin e drejtësisë të Francës”. – ka deklaruar Ivica Daçiq.

Evropa e ka kaluar testin, kur ka vendosur ta bombardoj pushtetin gjenocidal të Milosheviqit.  Bota e ka kuptuar se kush është xhelati, e kush është viktima.

Fatkeqësisht për neve, por më shumë për fqinjët tanë – serbët, ende në udhëheqësinë e tyre, ka individ me mentalitet millosheviqian.

Ky deklarim është rast konkret i tentimi – ndikimit, në gjyqësinë franqeze.