Ferizaj

Avni Dehari dhe Adelina Grainca do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re

By FerizajPress

March 05, 2021

Sot KQZ publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Nga rezultatet e publikuara, tashmë dihen dy personat që do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re, transmeton Indeksonline.

Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, që është më i vjetëri në legjislaturën e ardhshme do të jetë udhëheqësi i seancës së parë.

Përkrah tij do të jetë deputetja më e re që vjen nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca. Ajo është 23 vjeçare dhe me 19 korrik i feston ditëlindjen e 24-të.