Lajme

Avionët turq bombardojnë veriun e Sirisë

By FerizajPress

October 20, 2016

Lajmi u bë i ditur nga shtabi  i përgjithshëm i ushtrisë turke i cili theksoi se ky operacion është kryer në rajonin Xharaburus në provincën Alepo, në kuadër të operacionit të quajtur “Mburoja e Eufratit”. Në sulmet e avionëve turq janë shkatërruar 9 ndërtesa të kontrolluara nga PYD, 5 makina ushtarake dhe një depo armatimesh të militantëve kurdë. Turqia sulmon luftëtarët kurdë në veri të Sirisë, në një kohë që kurdët luftojnë kundër terroristëve të ISIS.

.