Lajme

Autopsia tregon se si humbën jetën dy pilotët shqiptarë

By FerizajPress

April 12, 2016

Dy ushtarakët, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore kanë humbur jetën nga rënia e menjëhershme e helikopterit në ujë dhe përplasja e fortë.

Sipas specialistëve, vdekja e pilotëve ka ardhur si pasojë e shokut traumatik të pësuar nga përplasja e fortë e mjetit fluturues me ujin. Vdekja ka qenë e menjëhershme si pasojë e shembjeve të rënda që viktimat kanë pësuar në pjesën e kraharorit. Ka dyshime se helikopteri ka qenë në një lartësi jo të madhe nga toka kur ka pësuar defekt.

Më pas ai ka rënë pikiatë mbi sipërfaqen e ujit dhe gjatë kësaj rënie, ushtari profesionist Gerald Baramuça është përplasur në pjesën e pasme të kabinës duke vrarë shpatullën e më pas ka arritur të dalë e të hidhet, pasi mjeti ka anuar nga e majta.