Autobusi i Tiranës së Re përplas të riun me biçikletë (FOTO/VIDEO)

By FerizajPress

June 20, 2016

I riu, emri i të cilit nuk është identifikuar, po udhëtonte me biçikletën e tij, kur papritur autobusi e përplasi dhe e shtriu përtokë.

Ishin kalimtarët e rastit ata që nxituan t’i japin ndihmën e parë djalit, i cili u plagos lehtë dhe mezi po e merrte veten nga përplasja.

Policia do të zbardhë aksidentin, ndërsa pritet të merret në pyetje i riu dhe shoferi i autobusit.

The post Autobusi i Tiranës së Re përplas të riun me biçikletë (FOTO/VIDEO) appeared first on Lajminet.