Ferizaj

Aurora Ramadani: Drejtoria e Administratës ka përmbushur të gjitha objektivat e paraparë

By FerizajPress

November 29, 2018

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani, gjatë ditës së sotme ka prezantuar sot raportin e punës njëvjeçare. Sipas saj në këtë drejtori me sukses janë përmbushur të gjitha objektivat e paraparë .Madje ka përmendur disa prej tyre, duke potencuar realizmin me suksese të projektit të menaxhimit të radhëve tek sektori i Gjendjes Civile, aktivizimin e ashensorit të komunës, aprovimin e rregullores së asgjësimit të dokumentacionit, pajisjen e veturave zyrtare me gjipies etj.

Duke u ndërlidhur me aspektet që lidhen me organizimin e punëve , ka shtuar se po punohet në organogramin e ri të komunës , ndërsa ka spikatur edhe nisjen e procesit të zgjedhjes së përfaqësuesve të fshatrave. Ndryshe në këtë drejtori, kanë thënë se janë të vendosur që të punojnë në avancimin e shërbimeve gjithnjë në interes të qytetarëve.

Deklaratën e plotë mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur të konferencës për media.