Kultura-Arti

Audicioni për Festivalin “Kosovarja Këndon” mbahet më 18 Nëntor

By FerizajPress

November 16, 2017

Ferizaj.16.11.2017.  Audicioni i Festivalit të Këngës Popullore “Kosovarja Këndon 2017” , edicioni i 45-të për pranimin e interpretueseve të këngëve popullore do të mbahet këtë të shtunë.

Këshilli organizativ i Festivalit ka njoftuar se përgatitjet për mbajtjen e Festivalit “Kosovarja Këndon” janë në vlugun më të madh dhe këtë të shtunë presin që të mbahet auducioni i interpretueseve të këngës popullore.

Këshilli organizativ fton të gjitha të interesuarat që të lajmërohen për audicion deri ditën e shtunë në Qendrën e Kulturës kur edhe do të bëhet përzgjedhja e pjesëmarrëseve në Festivalin “Kosovarja Këndon”.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjitha femrat e Kosovës, trojeve shqiptarë dhe nga diaspora që e kanë profesion ose pasion këndimin.

Festivali mbahet më 28 Nëntor 2017.