Ferizaj

Atraksion turistik: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia lidhen me teleferik

By FerizajPress

October 04, 2020

Bjeshkët e Brodit në Dragash, gjatë dimrit pritet të mbushen me turistë nga Shqipëria e vende të tjera.

Ky në fakt është synimi i dy ministrave të Turizmit, atij Vesel Krasniqit të Kosovës dhe Blendi Klosit të Shqipërisë, që u takuan të dielën në këtë zonë, ku edhe po shënohet Dita Botërore e Turizmit.

Ministrat Klosi e Krasniqi, më pas me teleferik ngjitën kodrat e Brodit, ku panë nga afër bukuritë e kësaj bjeshke me lartësi mbidetare 1000 metra, njofton Klan Kosova.