Ferizaj

Atmosferë festive në Ferizaj, ndizen dritat e pemës në sheshin e qytetit

By FerizajPress

December 07, 2021

Këtë mbrëmje, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në një festë të organizuar me fëmijët, ndezi dritat e pemës në sheshin e qytetit.

Sheshi qendror i Ferizajt u gjallërua edhe më tepër nga atmosfera e krijuar nga fëmijët me repertorin e këngëve festive  të krijuara nga vet ata. Kryetari Agim Aliu u shpreh se bashkë me Ferizajn që ndezi sot dritat e Vitit të ri, po ndizet edhe drita e shpresës dhe e besimit te çdo qytetar i saj 

“Festat e fundvitit po afrojnë.  Përplot gëzim, të gjithë i presim. E sonte, bashkë me ferizajasit e vegjël, nën tingujt e muzikës së krijuar nga vet ata, marshin festiv plot entuziazëm e gëzim, lumturi e momente magjike që veç fëmijët dinë t’i falin, ndezëm dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe gjithë sheshit të qytetit, stolisur bukur, me shije, që Ferizajt i dhanë kurorën e shkëlqimin e festave në prag të ndërrimit të moteve. Sa më i mbarë qoftë viti që po vjen, shpresëdhënës e i begatë për të gjithë ju bashkëqytetarë!

Le të na gjejnë festat e fundvitit, shëndetplotë me gjithë familjen e me dashuri dhe respekt mes njëri-tjetrit” ka thënë Aliu