Atletico Madrid dhe Arsenal e kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore para fillimit të edicionit të ri. 90-minutëshi u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1, ndërsa spanjollët fituan me penallti. Luciano Dario Vietto kaloi vendësit në epërsi në minutën e 41. Baraspesha u rikthye në minutën e 47, kur Emile Smith Rowe realizoi një gol të bukur. Pas ekzekutimit të penalltive, Atletico fitoi 3:1. /Lajmi.net/