Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësja për informim e ATK-së, Valentina-Bytyqi-Sefa ka treguar se java që vjen do të jetë edhe përfundimisht vendimi se në cilën datë do të fillojë dorëzimi i kuponëve fiskal.
“Javën tjetër ju njoftojmë pasi që si çdo periudhë tjetër do te këtë shtyrje te afatit të dorëzimit”, ka thënë Bytyqi-Sefa.
Ndërsa sa i përket mundësisë së ndryshimit eventual të mënyrës së aplikimit apo ndoshta të rimburësimit të mjeteve, ky institucion përkatës ka njoftuar qytetarët se për çdo detaj tjetër do të njoftohen me kohë në javën që vjen.