Kjo fundjavë ka sjellë edhe fillimin e sezonit në Championship. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka gjetur golin që në ndeshjen e parë, duke i shënuar skuadrës së Wiganit në minutën e 20’ për të barazuar rezultatin në 1:1. Nuhiu pranoi një top në zonë, dhe pavarësisht një tollovie të madhe të krijuar ai me insistimin e tij arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
ATDHE NUHIU 1-1!! COME ON WEDNESDAY!
#swfc pic.twitter.com/hQTb35R63K — Dutch Owls (@WednesdayFansNL) August 4, 2018
Rezultati aktual i ndeshjes Wigan Athletic – Sheffield Wed është 2:1 në të mirë të vendasve./Lajmi.net/