Lajme

Asociacioni mund të sjellë trazira (Video)

By FerizajPress

September 19, 2016

Kështu është shprehur në emisionin më të ri në Tribuna Channel, Fakt PLUS, sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Ai ka shtuar se kjo çështje pritet të marrë epilog përfundimtar ditëve në vijim.

Sherifi nuk ka dashur të zbulojë detaje se çka po bisedohet në takimet e përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës të organizuara nga Naim Rashiti dhe të mbështetura nga faktori ndërkombëtar. Poashtu ai ka përgëzuar pjesëmarrjen e lëvizjes Vetëvendosje në këto takime. Në këtë interviste, Sherifi ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për kompletimin e ekipit menagjues, i cili do të bëjë hartimin e asociacionit të komunave më shumicë serbe.