Ferizaj

Asllan Kruezi zgjedhet kryetar i degës së PAI në Ferizaj

By FerizajPress

April 29, 2017

PAI-Partia e Ashkanlive për Integrim në Ferizaj bëhet me udhëheqje të re. Sot në Kuvendin e rregullt të III-të zgjedhor Partia e Ashkanlive për Integrim, mbajti Kuvendin e saj zgjedhor, ku zgjodhi organet e saja drejtuese, kryetarin dhe këshillin e përgjithshëm të partisë. Kryetar i PAI-së për degën e Ferizajt me votat e të gjithë delagatëve të pranishëm u zgjodh z.Asllan KRUEZI Jurist i Diplomuar,i cili njokohësisht është edhe Nënkryetar i Komunës për Komunitete në Ferizaj. Kryetari i posa zgjedhur, Asllan Kruezi, falendedroi Delegatët e Kuvendit për besimin e dhënë,dhe pohoi që PAI në Komunën e Ferizajt do të shënoi rezultate dhe të arritura, duke dëshmuar vetën si parti e nevojës së qytetarëve dhe ndryshimeve pozitive,dhe nuk dyshojm fare në fitoren tonë në zgjedhjet komunale të sivjetshme. pasi që tani më e kemi dëshmuar vetën për progres dhe faktorizues politik. “Ne do të bashkëvendosim në të gjitha proceset dhe fitoren tonë bindëse” pohoi kryetari Kruezi,dhe ftoi njerzit e paknaqur të politikës që ti bashkohen karvanit për ndryshim në radhet e PAI-së. Fjalim rasti kanë mbajtur edhe Kryetari i PAI-së dhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Hetem Arifi , dhe zv.Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Qazim Rrahmani ,ku kanë përshendetur punimet e këtij kuvendi ,dhe kanë vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e degës së Ferizajt,duke ju ofruar mbështetjen e parezervë të tyre ,dhe kanë uruar kryetarin e posa zgjedhur z.Asllan KRUEZI duke vlerësuar degën e Ferizajt si degën më të mirë të organizuar në nivel vendi dhe shembull për të tjerët si dega më e madhe e PAI-së në të gjitha komunat e Kosovës ku vepron PAI.