Lajme

Askush nuk mund ta mohojë flirtin PDK-Vetëvendosje

By FerizajPress

April 23, 2016

Enver Hoti deputeti i NISMA-s për Kosovë ka qenë i ftuar në Ballë për Ballë në Klan Kosova.

Deputeti Hoti ka thënë se janë duke u bërë flirtime mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kam thënë se askush brenda VV-së nuk mund ta mohojë 100% se nuk kanë takime me partinë në pushtet”.

“Edhe zyrtarët e VV-se e kanë pranuar”.

Hoti nuk ka folur për këtë çështje me emra.

“Nuk kemi emra, nuk është detyrë e jona kjo është detyrë e Albin Kurtit, ata e dinë më së miri si e kanë gjendjen brenda”.

Hoti më tutje ka falënderuar deputetët e Vetëvendosjes me të cilat kanë punuar sa ishin bashkë si bllok opozitar.

“Ne kemi qenë bashkë i falënderoj për bashkëpunimin kemi bërë punë të madhe, i falënderoj të gjithë deputetët e VV-së”.

“Kemi qenë shumë aktiv”.

Ndërsa i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të kenë gjakftohtësinë dhe të ofrohen rreth boshtit të koalicionit AAK-NISMA sepse kjo sipas Hotit i duhet vendit.

Hoti ka folur edhe për kryetarin e ri që ta zgjedh Partia Demokratike e Kosovës.

“Kryetari i ri i PDK-së duhet të distancohet nga veprimet e këqija që i ka bërë Hashim Thaçi”.