Lajme

Ashkalinjtë e Lipjanit thonë se fëmijët e tyre po detyrohen të pastrojnë në ambientin e shkollës (Video)

By FerizajPress

March 19, 2017

Ata janë detyruar që të pastrojnë xhamat e korridorit të shkollës.

Katër nga gjashtë nxënësit e dënuar janë të komunitetit ashkali.

Prindërit thonë se ky është diskriminim, pasi që xhamat janë pastruar vetëm nga nxënësit e komunitetit ashkali.

Por, akuzat e prindërve i mohon drejtori i shkollës, Driton Sadiku. Ai thotë se kjo shkollë, zakonisht ka përkrahur nxënësit e komuniteteve të tjera.

Aktualisht, shkolla “Ismail Luma”, ka rreth 800 nxënës dhe 70 prej tyre janë të komunitetit ashkali.

Ankohen ashkalinjte e Lipjanit by GazetaExpresscom