Ferizaj

Asfaltohet shtresa e dytë rrugës “Milan Shuflaj”

By FerizajPress

October 28, 2017

Të premten është bërë asfaltimi i shtresës së dytë të asfaltit në rrugën “Milan Shuflaj”, rrugë kjo e një rëndësie tejet të madhe. Banorët e kësaj lagjeje u shprehen tejet mirënjohjes ndaj komunës së Ferizajt për realizmin e këtij projekti. Thanë se rruga e tyre ka pasur nevojë të kamotshme për investime të tilla. U bë e ditur se kjo rrugë ka një gjatësi prej mbi 270 metra, ka trotuare në të dyja anët e rrugës, ndërsa buxhetit të komunës i ka kushtuar rreth 50 mijë euro.