Ferizaj

Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës në Muhoc

By FerizajPress

May 08, 2019

Se qeverisja e tanishme respekton vazhdimësinë e projekteve dhe implementimin e tyre praktik, dëshmohet edhe me projektin e sotëm përfundimtar të rrugës së fshatit Muhoc, përkatësisht asfaltimin e shtresës së dytë të kësaj rruge.

Me një mbikëqyrje profesionale dhe standarde të larta infrastrukturore u përfundua edhe ky projekt që ka një kosto prej afro 32,000 eurosh. Gjatësia e rrugës së asfaltuar në fshatin Muhoc është 425 metra dhe gjerësi 5 metra.

Arbër Bytyqi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës tha se ky vit është dyfishi i dinamikës së punëve dhe projekteve infrastrukturore që janë realizuar gjatë vitit 2018 duke finalizuar kështu një cikël të madh investimesh e veprash infrastrukturore me rëndësi jetike e zhvillimore për qytetin dhe qytetarët