Aksi rrugor ndër më të frekuentuarit në qendër të qytetit “Bajram e Gursel Sylejmani” që paraqiste sfida qarkullimi për shkak dëmtimit të rrugës, tashmë të gjitha këto vuajtje do t’i takojnë së kaluarës. Sot u asfaltua edhe shtresa e dytë e kësaj rruge që mbyll përfundimisht kapitullin e qarkullimit të vështirësuar, për tu mbyllur plotësisht edhe me rregullimin e trotuareve, shtegun e çiklistëve e sinjalistikën rrugore.
Ky investim kapital i shumëpritur nga mijëra banorë të kësaj zone, po mbyllet për t’i dhënë tjetër dimension zhvillimi kësaj zone pas kompletimit tërësor të infrastrukturës rrugore.